Marrëdhënia prindër-fëmijë varet edhe nga shenjat e horoskopit, zbuloni tuajën!

Shpesh e përdorim horoskopin vetëm për të ndjekur parashikimet e të ardhmes. Edhe atëherë kur ndjekim shpjegimin astrologjik, me siguri kjo për të parë se sa shkojmë me partnerin tonë të zemrës. Por a e dini se në bazë të shenjave të horoskopit mund të kuptojmë më mirë edhe marrëdhëniet prindër-fëmijë? Zbuloni më poshtë karakteristikat e fëmijëve të çdo shenje dhe cilat shenja të prindërve ju përshtaten më tepër.

Fëmija me shenjën e Dashit

Nëse fëmija juaj është shenja e Dashit, atëherë ju e dini fare mirë se sa dinamik është personaliteti i tyre. Marrëdhënia e tyre me prindërit është si era, nëse gjërat shkojnë ashtu si duan ata, atëherë janë të qetë, por nëse ndodh e kundërta atëherë pritet një marrëdhënie plot stuhi.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Shigjetari, Luani, Peshorja, Ujori dhe Binjakët.

Fëmija me shenjën e Demit

Këta fëmijë janë simpatikë, zakonisht të paqtë dhe të qetë, ndonjëherë bëhen shumë të turpshëm, por kur u jep dashuri ta kthejnë atë dyfish. Nuk do të merrni asgjë prej tyre nëse i forconi të bëjnë diçka. Ata janë shumë të qëndrueshëm si në dashuri, ashtu edhe në plane apo projekte të ndryshme.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Gaforrja, Peshqit, Bricjapi, Virgjëresha dhe Akrepi.

Fëmija me shenjën e Binjakëve

Që në fëmijëri ata janë shumë të komunikueshëm dhe shumë optimist. Ata mund të bëhen shumë të ngurtë dhe paksa të egër nëse kanë kufizime. Për ta liria është diçka shumë e rëndësishme, prandaj edhe marrëdhënia me prindërit mund të pësojë shpesh krisje. Prindërit nga ana tjetër duhet të jenë shumë të fortë në qëndrimin e tyre mbi jetën e fëmijëve të tyre.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Peshorja, Luani, Ujori, Shigjetari dhe Dashi.

Fëmija me shenjën e Gaforres

Fëmijët me këtë shenjë janë të ëmbël dhe ndryshimet në gjendjen e tyre shpirtërore pasqyrohen fare lehtë në fytyrën e tyre. Këto shenja shfaqen që kur këta fëmijë janë ende foshnja. Të rrisësh një fëmijë të tillë është një punë emocionale. Ata arrijnë ta shohin dashurinë që ju keni për ta nëpërmjet përqafimeve dhe mënyra se si ju kujdeseni për ta. Nëse ata duan të marrin diçka kanë një taktikë të tyren, që është të bërit tekanjoz.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Demi, Akrepi, Peshqit, Bricjapi dhe Virgjëresha.

Fëmija me shenjën e Luanit

Fëmijët me shenjën e Luanit janë shumë energjikë, socialë dhe duan që të kenë vëmendjen e të gjithëve. Ata janë shumë të guximshëm dhe ndonjëherë mospërfillës. Fëmijët me këtë shenjë janë shumë bujarë dhe marrin lumturi kur shohin të tjerët të lumtur. Marrëdhënia që mund të krijosh me një Luan është padyshim gjëja më e bukur që mund të të ndodhë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Ujori, Dashi, Binjakët, Shigjetarët dhe Peshorja.

Fëmija me shenjën e Virgjëreshës

Këta fëmijë janë shumë të dobishëm dhe bujarë. Ata janë shumë të turpshëm kur vendosen nën mbështetjen prindërore. Ata nuk e pëlqejnë kur i detyron të bëjnë diçka që shkon kundër intuitës së tyre. Si prindër, ju keni shumë përgjegjësi shumë të madhe për këta fëmijë, në mënyrë që ata të socializohen. Këta fëmijë e kanë shumë të vështirë miqësinë me shokë të vërtetë dhe kjo gjë i bënë ata të qëndrojnë shpesh vetëm.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Akrepi, Peshqit, Gaforre, Demi dhe Bricjapi.

Fëmija me shenjën e Peshores

Që në moshë shumë të vogël, fëmija me shenjën e Peshores arrin të marrë zemrën e të gjithëve ju. Ata pëlqejnë më shumë ta shfaqin dashurinë e tyre në mënyrë praktike sesa teorike. Ata pëlqejnë shumë të udhëheqin të tjerët, por e urrejnë të vihen përpara zgjedhjeve të ndryshme. Këta fëmijë janë të sofistikuar dhe të disiplinuar që në lindje. Ata nuk kanë dëshirë të nënvlerësohen në diskutime apo punë në grup.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Luani, Shigjetari, Binjakët, Ujori dhe Dashi.

Fëmija me shenjën e Akrepit

Akrepat janë të jashtëzakonshëm, të rëndësishëm dhe karaktere të forta në horoskop. Është e lehtë të dallosh një Akrep falë sjelljes së tij të fortë. Ata kanë lindur të mençur dhe mund t’i kuptojnë gjërat shumë shpejt. Që në moshë të re, atyre u pëlqen që të jenë të drejtë dhe të sinqertë me prindërit e tyre. Ata e urrejnë të injorohen. Si prind ju vetëm duhet t’u jepni dorën Akrepave dhe t’i lini ata të fluturojnë sipas drejtimit që ata dëshirojnë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Peshqit, Demi, Virgjëresha, Bricjapi dhe Gaforrja.

Fëmija me shenjën e Shigjetarit

Shigjetarët janë të mbushur me guxim dhe energji. Ata janë fëmijë shumë të dashur dhe si rezultat i kësaj natyre kanë më shumë miq në krahasim me fëmijët e tjerë. Ata janë shumë socialë, por edhe të turpshëm në të njëjtën kohë. Që në fëmijëri do të vihet re se ata kanë prirje për sporte dhe gjithashtu janë paksa trazovaçë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Binjakët, Luani, Dashi, Luani dhe Ujori.

Fëmija me shenjën e Bricjapit

Bricjapët janë nga më të qëndrueshmit e shenjave të horoskopit. Ata duan që fëmijët e tjerë të jenë të respektueshëm me ta dhe preferojnë të kenë shokë fëmijët më të mëdhenj se vetja në krahasim me bashkëmoshatarët. Janë fëmijë të cilët kanë ndryshime të shpeshta humori dhe ky përbën një problem për prindërit.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Akrepi, Gaforrja, Demi, Virgjëresha dhe Peshqit.

Fëmija me shenjën e Ujorit

Këta fëmijë janë shumë të ëmbël dhe zakonisht janë ata fëmijë që më të vjetrit e familjes i duan pa masë. Si prind i një fëmije të shenjës së Ujorit ju duhet të jeni të kujdesshëm, pasi ata zgjedhin t’i mendojnë gjërat vetë dhe nuk zgjedhin që të hapen me ju. Nëse ju i detyroni ata të bëjnë gjëra që nuk i pëlqejnë, ata do t’ju shmangen çdo ditë e më shumë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Binjakët, Luani, Demi, Peshorja dhe Shigjetari.

Fëmija me shenjën e Peshqve

Fëmijët me shenjën e Peshqve janë liberalë, shumë të këndshëm, të sjellshëm dhe humanë. Ata janë të ndjeshëm për veten dhe për njerëzit që i rrethojnë. Këta fëmijë reagojnë me shumë ndjeshmëri për njerëzit që janë të trishtuar. Duke qenë se janë shumë të butë, mund të bien pre e ngacmimeve të bashkëmoshatarëve të tyre, prandaj prindërit duhet të jenë shumë vigjilentë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Akrepi, Gaforrja, Demi, Bricjapi dhe Virgjëresha./ Timesofindia


Shtuar 9.07.2021 11:26