Ky produkt që e keni në shtëpi largon një herë e mirë gazrat dhe fryerjen e barkut

Më shumë se jogurti, kefiri ka baktere të dobishme, të cilat janë të domosdoshme për tretje. Pikërisht për këtë arsye, sugjerohet kefiri atëherë kur ndjejmë fryrje, kur lukthi nuk punon si duhet dhe atëherë kur a mundojnë gazrat.

Analizat kanë treguar se kefiri ka tre herë më shumë baktere të mira në krahasim me jogurtin dhe është më efektiv në ushqim sesa ai. Për ata që nuk e dinë, kefiri është qumësht i fermentuar që përmban kultura të rëndësishme me probiotikë.

Është ideal për punën e zorrëve, përshpejton punën e tyre, pastron prej baktereve të dëmshme dhe është vërtetuar si probiotik natyral. Shkaku se përmban një sasi të lartë të baktereve të mira, kefiri është ilaç i shkëlqyeshëm kundër fryrjeve dhe është vërtetuar se pakëson gazrat në organizëm.

Personat të cilët vuajnë nga gazrat në zorrë, pa marrë parasysh në atë se çfarë dhe kur hanë, për çdo ditë duhet të konsumojnë kefir. Personave të shëndetshëm ju sugjerohet si preventivë dhe si probiotik natyral.


Shtuar 27.01.2022 13:32