Rreth vitit 10.000 Para Krishtit njerëzimi fillimisht filloi të vendosej në komunitete të vogla bujqësore, të cilat u zgjeruan më pas për të krijuar qytetet e para në botë. Shumë qytete të famshme nga këto djepe të hershme të qytetërimit – në Lindjen e Mesme, Kinë dhe Indi – janë zhdukur nga faqja e dheut. Por disa vazhdojnë të jenë të banuara ende sot. Ja cilët janë ato.
Luojang, Kinë
I ndodhur në provincën Henan, ai është një kandidat i fortë për qytetin më të vjetër në Lindjen e Largët. Besohet se u themelua gjatë dinastisë e parë misterioze të Kinës, Xia, e cila sundoi një pjesë të Kinës përpara zhvillimit të fjalës së shkruar. Në vitin 1959 arkeologët gërmuan mijëra objekte të punuara me mjeshtëri në Luojang, të cilat datojnë që nga viti 1600 Para Krishtit, pra rreth kohës kur supozohej se sundoi dinastia Xia. Midis tyre kishte objekte të çmuara prej bronzi dhe bizhuteri luksoze prej nefriti, që sugjerojnë një qytetërim antik shumë të organizuar.
Varanasi, Indi
Është ndoshta qyteti më i vjetër ende i banuar në Indi, dhe padyshim një nga më të shenjtët. I vendosur buzë lumit Gang, ky qytet tërheq ende sot vizitorë nga e gjithë India, të cilët mblidhen në brigjet e lumit për të varrosur të afërmit e tyre. Historia e qytetit është e lidhur ngushtë me disa histori fetare.
Disa zbulime arkeologjike në vitin 2014, konfirmuan se njerëzit kanë jetuar në këtë zonë të paktën që nga viti 1800 Para Krishtit. Budistët besojnë se Buda predikoi afër qytetit. NdërsaHindusët besojnë se qyteti u themelua nga Perëndia Shiva. Besohet se ata që vdesin në Varanasi janë të bekuar, pasi janë në gjendje të dalin nga cikli i pafund i vdekjes dhe rilindjes.
Tiri, Liban
Ky qytet ishte dikur një nga më të pasurit në botë, ndërsa sot është një nga më të vjetrit. Të paktën 4.000 vjet i vjetër, Tiri ishte tashmë një qytet i madh që në vitin 2000 para Krishtit si një port tregtar shumë fitimprurës për fenikasit. Qyteti përmendet shumë shpesh në Bibël, në Dhiatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re.
Edhe pse fenikasit ndërtuan shumë qytete të mëdha në të gjithë bregun e Mesdheut, Tiri ishte një nga më të rëndësishmit për shkak të industrisë së tij të famshme të bojës. Boja e purpurtose vjollcë është shumë e vështirë për t’u prodhuar, sepse është një nga ngjyrat më të rralla në natyrë. Por banorët e Tirit zbuluan se mund të lyenin pëlhurat me këtë ngjyrë, duke përdorur kërmijtë e detit. Kështu kjo ngjyrë u bë tepër e vlefshme për shkak të rrallësisë së saj, dhe pëlhura e prodhuar nga ky qytet përdorej kryesisht nga mbretërit.
Argos, Greqi
Është një nga qytetet më të vjetra të Greqisë. Kodra e Elias mbi qytet u banua për herë të parë nga njerëzit e Epokës së Gurit që në vitin 3500 Para Krishtit. Argos u bë një qytet i madh gjatë Periudhës Mikenase të Epokës së Bronzit. Shumë kohë përpara se Greqia të zbukurohej me tempuj klasikë dhe teatro të lashtë, grekët mikenas jetonin në një mënyrë më primitive, të organizuar politikisht rreth një sërë kompleksesh të vogla pallatesh në vende si Argosi.
Jerusalem, Izrael
Ka qenë i banuar që nga viti 3500 Para Krishtit. Gjatë historisë së tij të hershme, Jeruzalemiu pushtua nga mbreti David, ndoshta rreth vitit 1000 Para Krishtit. Historia e këtij qyteti ka qenë gjithmonë shumë e trazuar. Tempujt e parë të hebrenjve u shkatërruan nga babilonasit dhe romakët.
Me ngritjen e Krishterimit dhe Islamit, Jeruzalemi u bë gjithashtu një qytet i shenjtë për shumë njerëz të tjerë, gjë që do të thotë se ai ka ndryshuar shumë herë duar midis feve të ndryshme, ndonjëherë me dhunë, si gjatë Kryqëzatave. Debati se kush e zotëron vërtet qytetin e shenjtë vazhdon edhe sot.
Plovdiv, Bullgari
Vlerësohet të jetë qyteti më i vjetër në Evropë që është banuar vazhdimisht. I ndërtuar mbi shtatë kodra ashtu si qyteti i Romës, Plovdiv është pushtuar në kohë të ndryshme nga maqedonasit, romakët, bizantinët dhe osmanët. Sot, muzeu i jashtëzakonshëm i Plovdivitpërmban një koleksion mbresëlënës prej të paktën 100.000 artefaktesh nga disa mijëra vite të historisë së tij. Fillimisht qyteti lulëzoi si pjesë e Trakisë së lashtë, ndërsa më pas u pushtua nga Filipi II i Maqedonisë (babai i Aleksandrit të Madh).
Raj, Iran
Është ndër qytetet më të vjetra në Iran. Gjetjet arkeologjike tregojnë se banorët e tij prodhuan qeramikë që në vitin 5500 Para Krishtit. Ndërsa ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të mëdha, përfshirë pushtimet e hordhive mongole dhe ngritjen e Islamit, qyteti është i famshëm për lidhjen me profetin Zoroaster. Raj përmendet në librin e shenjtë Zoroastrian, Avesta.
Faijum, Egjipt
Është një qytet oaz buzë lumit Nil, i pushtuar për herë të parë rreth vitit 7200 Pra Krishtit, dhe një komunitet i rëndësishëm bujqësor të paktën që nga viti 5200 Para Krishtit. Në kohët e lashta, Faijum përbëhej nga disa qytete që janë shkrirë së bashku, ku më i famshmi dhe më i fuqishmi prej ishte Shedet. Për një kohë të shkurtër ai ka qenë edhe kryeqyteti administrativ i Egjiptit gjatë Dinastisë XII-të, duke u bë një simbol i fuqisë mbretërore.
Erbil, Irak
Vendndodhja e njërës prej kështjellave më të vjetra dhe më spektakolare në Lindjen e Mesme, Erbili, ashtu si shumë qytete të Lindjes së Mesme, lidhej me një hyjni specifike. Ishtar, Mbretëresha e Parajsës, mbrojtëse e qytetit. Tempulli i shenjtë i Ishtarit, së bashku me pjesën tjetër të qytetit antik, është varrosur nën tokë. Kështjella e Erbilit mund të datojë që në vitin 7000 Para Krishtit, duke e bërë atë ndër qytetet më të vjetra në botë.
Damask dhe Alepo në Siri
Është banuar nga njerëzit e lashtë midis viteve 8000–10.000 Para Krishtit. Në fillim ishte një zonë pjellore tërheqëse për fermerët, ndërsa më vonë u bë ishte i njohur për mëndafshin damask dhe jaseminin aromatik. Ishte vendi i përsosur ku pelegrinët dhe karvanët etregtarëve mund të pushonin dhe shpenzonin paratë e tyre.
Epoka e artë e Damaskut erdhi gjatë Mesjetës kur u bë kryeqyteti i kalifatit mysliman Umajad. Ndërkohë gërmimet arkeologjike kanë zbuluar se njerëzit janë varrosur përreth Alepos që rreth vitit 11.000 Para Krishtit, gjë që e bën atë një kandidat të fortë për qytetin më të vjetër në botë.
Ashtu si me Damaskun, shumë njerëz kalonin transit në Alepo kur udhëtonin përgjatë Rrugës së Mëndafshit, që sillte mallra ekzotike nga Kina në Evropë. Qyteti u bë shumë i famshëm kur mori statusin e kryeqytetit mesjetar të dinastisë Hamdanide, teksa u pushtua ngaAleksandri i Madh, romakët, arabët, mongolët dhe osmanët.