Kombinimi i këtyre dy përbërësve lufton fuqishëm ftohjen dhe infeksionet bakteriale të fytit.
Hudhra ka cilësi të fuqishme antibak. teriale dhe antinfla. matore, ndërkaq menta hap rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson kollën, andaj këta dy përbërës luftojnë fuqishëm kundër ftohjes dhe infeksioneve bakteriale të fytit.
Nevojiten:
– 3 dl ujë
– 3 thelpinj hudhre,
– një qese çaj mente apo disa fletë të freskëta mente,
– mjaltë,
– limon.
Përgatitja:
Shtypni hudhrën dhe futeni në filxhan që të qëndrojë 10 minuta, në mënyrë që të gjitha materiet e shëndetshme të saj të aktivizohen.
Vini ujin në zjarr që të vlojë.
Në filxhan me hudhër nxirrni qesen e çajit (ose fletët e freskëta të mentës) dhe të gjithave qitni ujin e vluar dhe lini të qëndrojnë 5 minuta.
Kullojeni çajin, shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe pak limon. Pini çajin derisa është ende i ngrohtë.
Edhe një këshillë:
Nëse dëshironi të përmirësoni ndikimin e këtyre artiikujvee shërues dhe të dezinfektoni fytin, mos e hidhni hudhrën dhe mentën (nëse i keni përdorur fletët e freskëta), por ngadalë përtypni dy minuta, pastaj gëlltitini.