Këto shenja tregojnë se trupi juaj nuk po e tret siç duhet mishin

Mishi i kuq është një ndër ushqimet më të konsumuara në tryezat e shqiptarëve, madje shumica e prindërve tanë e konsiderojnë si përfaqësuesin më të rëndësishëm të një vakti. Shumë njerëz arrijnë deri në atë pikë dhe e konsumojnë pothuaj çdo ditëve të javës, pavarësisht efekteve të tij. Por a keni menduar se çfarë mund t’i ndodhë organizmit nëse ai nuk tretet ashtu siç duhet.

3 shenjat që nuk duhet të injoroni kurrë:

1.Rrathë të zinj poshtë syve: Rrathët e zinj poshtë syve krijohen si pasojë e pagjumësisë, lodhjes, regjimit ushqimor të varfër në vlera ushqyese dhe vitamina, por studimet e ndryshme kanë treguar se abuzimi me mishin e kuq dhe mostretja e tij në kohë çojnë gjithashtu në shfaqjen e tyre.

2.Erë e pakëndshme e gojës dhe trupit: Era e pakëndshme e gojës, e cila në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis, jo gjithmonë lidhet me higjienën e keqe të saj, por edhe me ushqimet që konsumoni çdo ditë. Pas tretje, ushqimi zhvendoset në sistemin e qarkullimit të gjakut, përmes të cilit shkon tek mushkëritë. Tretja jo e duhur e mishit është një ndër shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje.

3.Lodhje dhe ndjesi të vjellash: Nëse pas një drake të bollshme me mish ndjeheni të lodhur, keni ndjesi të vjellash dhe vështirësi për të ecur qoftë 10 hapa, mos injoroni këto shenja apo t’i konsideroni si normale. Të gjitha këto indikacione tregojnë që organizmi juaj nuk po tret ashtu siç duhet mishin, ai thjesht ka ngecur në paretet e sistemit tretës. Kurse ndjesia e vjelljes mund të krijohet si pasojë e ndonjë formacioni bakterial të mishit që nuk absorobohet ashtu si duhet dhe sulmon sistemin imunitar.


Shtuar 2.06.2024 18:50

Tags: