Këto janë shënjat në gojë që tregojnë se jeni prekur nga diabeti

Këto janë shënjat në gojë që tregojnë se jeni prekur nga diabeti

Ka shumë simptoma që tregojnë për diabet, si urinimi i shpeshtë, lodhja, ndryshimet e pazakonta të lëkurës dhe infeksione të ndryshme mykotike. Megjithatë, ekspertët pohojnë se ka simptoma të tjera që tregojnë se keni diabet dhe ato janë në gojën tuaj.

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje gjithnjë e më e zakonshme në botë dhe shoqërohet me faktorë të ndryshëm, si mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik. Prandaj, nuk është ide e keqe të kontrolloni simptomat që tregojnë nëse vuani nga diabeti, për të filluar trajtimin në kohë.

“Diabeti është një gjendje shëndetësore, ku trupi nuk është në gjendje të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak. Sheqeri i lartë në gjak mund të rezultojë në rritjen e sheqerit në pështymë, gjë që mund të dëmtojë dhëmbët dhe mishrat”, ka shpjeguar dentistja Amanda Sheehan.

Simptomat e përmendura nga ky dentist janë: mishrat e skuqura të fryra që rrjedhin herë pas here, mishrat që largohen nga dhëmbët, dhëmbët e lëkundur, goja e thatë dhe era e keqe që mbetet edhe pas larjes.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, e njohur edhe si gingiviti, është problemi më i zakonshëm i shëndetit oral i lidhur me diabetin. Sheehan thekson se gingiviti zhvillohet kur pllakat dhe gurët krijohen në dhëmbë pranë vijës së mishrave të dhëmbëve, duke irrituar dhe inflamuar mishrat e dhëmbëve.

Njerëzit që jetojnë me këtë diagnozë kanë tri herë më shumë gjasa të kenë probleme me mishrat dhe dhëmbët e tyre. Megjithatë, nëse reagoni në kohë, është e mundur të ruani shëndetin oral.

“Njerëzit që jetojnë me diabet të tipit 2 kanë gjithashtu tri herë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme dentare”, pohojnë ekspertët.


Shtuar 11.05.2023 13:11