Këto dhurata që shqiptarët i bëjnë gjithë qejf, për amerikanët qenkan ofendim

Një sondazh i realizuar në Shtetet e Bashkuara për të kuptuar se cilat dhurata mund të jenë ofenduese për të tjerët doli në konkluzionin se tre prej tyre janë veçanërisht ofenduese. 1077 persona morën pjesë në sondazh dhe më tej ju listojmë dhuratat që shumica nuk do preferonte t’i merrte.

1. Paratë
Paratë janë të mira për të gjithë, por nuk është diçka që duhet t’ua jepni të tjerëve si dhuratë. Mesazhi që po jepni është një dhe i vetëm: Keni përtuar të kërkoni dhe i keni rënë shkurt.

2. Sendet shtëpiake
Dhënia e disa sendeve shtëpiake për pastrim ose gatimi, mund të jetë veçanërisht irrituese dhe fyese për një person tjetër. Kjo lloj dhurate nënkupton që personi tjetër nuk po e bën mirë punën e tij.

3. Produkte bukurie dhe kujdesi personal
Produktet e bukurisë dhe të kujdesit janë po ashtu një zgjedhje e keqe, ndaj 15% e të anketuarve mendojnë se dhurata të tilla janë ofenduese.


Shtuar 18.01.2022 14:11