Kur bëhet fjalë për këshilla stili dhe shijesh, shënoni gjithçka që dëgjoni nga një vajzë franceze. Jo më kot janë sinonimi i sharmit dhe elegancës dhe më e bukura është se dinë ta bëjnë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.
Specifikisht, duam të dalim tek ky model flokësh. E dimë që flokët e verës janë problem më vete: nuk mund t’i drejtojmë se kemi vapë dhe në të njëjtën kohë, askush s’ka nerva të merret me stilime në 40 gradë celsius. Prandaj, po ju prezantojmë me modelin e famshëm dhe më të thjeshtin.
Flokë të shkujdesur që realizohen për 5 minuta!