Keni një Akrep në jetën tuaj? Këto janë 11 karakteristikat e kësaj shenje që nuk i dini

Jemi në muajin e shenjës së Akrepit dhe me shumë mundësi të gjithë ju njihni dikë të kësaj shenje të horoskopit! Akrepët ose janë shuam të dashur ose shumë të “Urryer”, por karakteristikat e tyre nuk janë gjithnjë të njëjtat. Lexoni më poshtë për të kuptuar disa nga gjërat që nuk i dini për këtë shenjë:

1-Plutoni është planeti më intensiv i të lindurve në muajin nëntor, meqenëse pjesa më e madhe e tyre i përkasin shenjës së Akrepit. Ata kanë të trashëguar një vullnet të fuqishëm, tërhiqen shumë nga e panjohura.

2. Profesionet që mund të bëjnë më mirë të lindurit e nëntorit janë: mjekësia, policia, metafizika, politika dhe gjithçka që ka lidhje me hetimet e përgjithshme.

3. Sipas Astrologjisë Hyjnore, tipari pozitiv i tyre njihet si “shqiponja”, ndërsa negativi është “hardhuca”.

4. Natyra e tyre është mjaft mistike, madje cilësohen si më të fshehtë se të gjitha shenjat e tjera të ujit.

5. Karakteristikë e të lindurve të nëntorit (kryesisht Akrepit) është ndjeshmëria dhe krenaria. Ata e përdorin shigjetën helmuese gjithmonë kundër vetes, sepse nuk dorëzohen kurrë.

6. Shenja e tyre ka një fuqi absolute krijimi ose shkatërrimi, duke përfshirë edhe seksin.

7. Mesazhi është mjaft i qartë kur përfaqëson një të lindur në nëntor. Askush nuk ka shans të matet me komandën e Plutonit.

8. Të fortë, mistikë dhe shumë dominues. Këto veti i bëjnë ata të kenë gjithmonë një mendje praktike dhe një intuitë të pagabueshme.

9. Të lindurit e nëntorit kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të kontrolluar dhe drejtuar në mënyrë konstruktive emocionet e thella, si dhe të përdorin aty ku duhet pushtetin e Plutonit për mirëqenien e shoqërisë – misioni unik i jetës së tyre.

10. Femrat e lindura në shenjën e Akrepit cilësohen nga Astrologjia Hyjnore si “la femme fatale”, sepse janë sensuale, klasike, intelektuale, shumë të rezervuara dhe super magnetike. Për të arritur qëllimet e tyre, ato dinë të përdorin me mjeshtri fuqinë e brendshme seksuale dhe bukurinë fizike.

11. Megjithatë, edhe pse njihet si një shenjë e fuqishme, Akrepi është shumë i dobët sa i përket çështjeve të zemrës. Këtë të fundit, e kanë copë-copë nëse dashurojnë… Sepse dinë të dashurojnë prej vërteti. Si shumë rrallë njerëz e bëjnë!/albeu.com/


Shtuar 4.11.2021 14:17