Një shkencëtar gjerman pretendon se NASA mund të kishte gjetur jetë në planetin Mars, por e shkatërroi atë.
Shkencëtarit Dirk Schulze-Makuch, Profesor në Universitetin Teknik të Berlinit, beson se eksperimenti i kryer në vitin 1976 në Mars nga NASA mund të ketë shkatërruar çdo jetë që mund të ekzistonte në planetin e kuq.
None found
Teoria e tij bazohet në faktin se eksperimenti i NASA-s me shtimin e ujit në Mars mund të kishte vrarë çdo jetë.
Eksperimenti të cilit i referohet shkencëtari gjerman njihet si “Viking Labeled Release”, dhe është një nga 3 testet biologjike të kryera nga NASA në vitin 1976 kur zbarkuan në Mars.
Eksperimenti në atë kohë u realizua për të zbuluar praninë e mikroorganizmave të gjallë në tokën marsiane. Sipas teorisë, nëse në Mars do të kishte jetë, mikroorganizmat do të konsumonin lëndë ushqyese dhe do të lëshonin karbon radioaktiv.
Por shkencëtari Dirk Schulze-Makuch beson se uji që përmban tretësirë ushqyese në tokë mund të ketë qenë shumë i lëngshëm dhe të ketë vrarë çdo jetë që mund të ekzistonte.
Sipas tij, kjo mund të ketë ndodhur për shkak se Marsi ka një mjedis jashtëzakonisht të thatë.
“Meqënëse Toka është një planet ujor, në atë kohë dukej e arsyeshme që shtimi i ujit mund të bënte që të nxiste jetë në mjedisin jashtëzakonisht të thatë marsian. Në pamje të parë, mund të duket që qasja ishte shumë e mirë”, thotë shkencëtari gjerman në një shkrim për “BigThink”, duke nënvizuar se shkencëtarët e NASA në atë kohë kishin pak njohuri për mjedisin në planetin Mars.
Dy anijet kozmike të NASA “Viking 1” dhe “Viking 2” u ulën në Mars më 20 Korrik dhe 3 Shtator 1976 për misionin e planifikuar.
Megjithatë, shkencëtari gjerman i bën thirrje NASA-s për një mision të ri për të zbuluar jetë në Mars. /tvklan.al
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi sot,…
SHBA-ja prezantoi një plan të ri për sigurinë evropiane dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën. [...] Read More... The post…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë Policinë e…
Nikolin Pali, 43-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati për një vrasje të dyfishtë, rezulton të…
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protestë më 12 nëntor. Protesta, sipas Sindikatës së Re…