Horoskopi javor 14- 20 nëntor 2022 nga Christine Haas
Dashi
Kjo do jetë një janë intensive për ju dhe e mbushur me dinamizëm. Do i keni idetë edhe më të qarta për të ecur para në çdo fushë. Ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së Venusit do kaloni një javë shumë të këndshme pranë partnerit. Ambienti do jetë pasionant dhe do bëni edhe projekte mbi të ardhmen. Ju beqarët do jeni sharmante. Të qenit edhe realistë do iu bëjë të zgjidhni personin e duhur. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer dhe ju do ndiheni mirë. Asnjë planet nuk do ndikojë në planin tuaj financiar dhe nuk do keni probleme. Gjithsesi ndiqni këshillën e Jupiterit që iu sugjeron të ulni shpenzimet. Në punë do jeni shumë punëtorë dhe do arrini atje ku keni dashur. Suksesi do jetë i sigurt.
Demi
Mos ushtroni presion tek askush gjatë kësaj jave, organizohuni dhe dëgjojeni më shumë zemrën. Keni për ta parë se kështu çdo gjë do ju ecë më së miri. Ju që keni një lidhje dashuria do iu buzëqeshë sërish. Saturni do ua bëjë jetën më të rregullt dhe do iu ndihmojë nëse keni për të marrë një vendim të rëndësishëm. Për ju beqarët do jetë periudhë e shkëlqyer. Gjithçka do shkojë më së miri dhe ju do takoheni me personin e ëndrrave. Neptuni do iu sjellë më tepër energji dhe dinamizëm. Edhe pse java ka qenë e ngarkuar ju çuditërisht nuk do e ndieni lodhjen dhe nuk do keni probleme shëndetësore. Financat do të përmirësohen më shumë sesa mendonit. Përfitoni për të shlyer borxhet. Në punë do keni mundësi të realizoni disa projekte të vogla që i kishit menduar.
Binjakët
Marsi dhe Hëna do ju nxitin të tregoheni më të duruar këtë javë dhe t’iu shkoni gjërave deri në fund. Bëni edhe një bilanc të atyre që keni kaluar. Në tërësi jeta juaj në çift do jetë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do i përkushtoheni më shumë njëri-tjetrit dhe do mendoni herë pas here të përgatisni surpriza. Ju beqarët do keni disa takime interesante dhe do dini t’i mbani pas vetes personat që do pëlqeni me fjalë dhe gjeste të ngrohta. Shëndeti mund të ketë ditët e para disa shqetësime të vogla për shkak të nervozizmit, por pas të enjtes gjendja do stabilizohet. Në planin financiar përveç fatit që do keni do jeni edhe shumë herë më të matur me shpenzimet. Të gjitha këto do bëjnë që gjendja të përmirësohet. Në punë do ju bëhen disa propozime interesante që duhet t’i shfrytëzoni.
Gaforrja
Do jeni të padëgjuar këtë javë dhe duke dashur t’i bëni gjërat sipas mendimit tuaj edhe mund të gaboni. Nën ndikimin mjaft negativ të Plutonit, ju që keni një lidhje do kaloni një periudhë të tensionuar. Mundohuni t’i rregulloni gjërat para se marrëdhënies t’i humbasë shkëlqimi. Komunikoni më shumë me njëri-tjetrin. Gjetja e partnerit ideal do kthehet në një fiksim të vërtetë për ju beqarët. Mundohuni të bëni dallimin midis personave dhe mos u joshni nga pamja e jashtme. Shëndeti nuk do ketë ndonjë problem të madh, por gjithsesi ju duhet të merrni disa masa. Për të mos pasur probleme me buxhetin do iu duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime që kishit parashikuar. Tregohuni shumë të kujdesshëm. Në punë do jeni shumë kreative dhe do filloni projekte interesante.
Luani
Pranojini gjërat ashtu si t’iu vijnë këtë javë dhe mos kërkoni nga të tjerët atë që nuk e jepni dot vetë. Nëse lidhja juaj me partnerin nuk është aq e fortë sa duhet te bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund ta përkeqësojë edhe më tepër situatën. Ju beqarët do jeni sharmante në maksimum dhe ka shumë gjasa që të mërkurën të ndryshoni edhe statusin. Shëndeti nuk do jetë gjatë gjithë kohës i mirë kështu që do duhet here pas here më tepër përkujdes. Çlodhuni dhe ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Për financat nuk do ketë aspak probleme. Përveçse do tregoheni te kursyer me shpenzimet, do merrni edhe disa para nga një punë e mbaruar me sukses. Në punë mos nisni projekte pa marrë garanci për mbështetje dhe financim.
Virgjëresha
Perspektivat janë goxha të mira për këtë javë. Më në fund mund të bëni edhe ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë me shumë diell. Do kaloni disa momente të paharrueshme pranë partnerit. Më mirë mos e privoni veten nga asgjë. Falë nxitjet nga të gjithë planetët, ju beqarët do provoni emocione të forta të cilat as që i kishit menduar më parë. Do jeni shumë joshës. Për sa i përket shëndetit, vërtet do mbroheni nga Venusi, por përsëri duhet të tregoheni edhe vetë të kujdesshëm. Mund të keni probleme me tretjen. Situata financiare do të stabilizohet aq shpejt saqë edhe ju vetë do të habiteni. Në punë do ndodhin disa gjëra shumë të veçanta të cilat do lënë gjurmë përgjithmonë.
Peshorja
Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses. Jeta familjare do jetë e njëjtë.
Akrepi
Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.
Shigjetari
Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje gjithmonë do bëni gjënë e duhur dhe më të mirën për të dyja palët. Ju beqarët do jeni me fat dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Ai do jetë fiks ashtu si ata e kanë ëndërruar gjithmonë. Shëndeti për fat të keq do ketë probleme të mëdha. Do hani pa fund dhe kjo mund t’iu sjellë probleme edhe me stomakun përveçse do shtoni në peshë. Në planin financiar do i kuptoni gabimet e bëra deri me sot dhe do mundoheni të gjeni një zgjidhje për çdo problem. Në punë do lodheni pak, por do kënaqeni kur të arrini atje ku keni dashur.
Bricjapi
Gjatë kësaj jave do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe në çdo fushë. Ata që janë në një lidhje do kalojnë çaste fantastike sepse do ju plotësohen edhe ëndrrat më të mëdha. Beqarët duhet t’i marrin seriozisht ftesat që do ju bëhen në mënyrë që të fillojnë histori dashurie serioze. Edhe financat do jenë të begata. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk do keni asnjë problem dhe asnjë shqetësim sado të vogël. Gjendja do jetë shumë e mirë dhe do e keni të mundur të bëni çdo investim. Në punë duhet t’i dëgjoni këshillat e shefave dhe më pas të vendosni ju vetë se çfarë do bëni. Priten arritje, por do ju duhet të kaloni disa pengesa.
Ujori
Këtë javë duhet të përfitoni sa më shumë nga jeta dhe të jeni më largpamës. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh. Beni atë që do mendoni më të arsyeshme. Edhe ju beqarët do kenë një muaj normal. Nuk do mungojnë takimet, por ata vetë do jenë të pavendosur për të hedhur hapa. Shëndeti do dojë më tepër përkujdes. Mund të keni probleme me hundët dhe me gjëndrën tiroide. Bëni sa më shpejt vizita të specializuara. Financat do vijnë duke u përmirësuar nga dita në ditë kështu që mos u shqetësoni. Në punë nuk duhet të mundoheni t’i dilni vetë për zot një projekti gjigand, por duhet të kërkoni ndihmën e kolegëve.
Peshqit
Do ndiheni si të rilindur gjatë kësaj jave dhe rrahjet e zemrës do shtohen edhe më shumë. Mjedisi yjor do favorizoje jetën tuaj në çift. Nuk do i mbani asnjë sekret personit që keni në krah përkundrazi do thurni plane për një të ardhme së bashku. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në kërkim të personit ideal pa e kuptuar se dikush po i vëzhgon prej kohesh. Propozimet do jenë të veçanta. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Stresi mund të shkaktojë goxha probleme. Financat herë do jenë të qëndrueshme dhe herë problematike. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Në punë do e vazhdoni me vrull projektin e nisur dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë.