E frikshme! Ushqimet e ngrohura në mikrovalë shkaktojnë sëmundje të rrezikshme

Është mirë kur mendon se ka ende pak ushqim nga një ditë më parë. Pas një dite të lodhshme pune, na duhet thjesht ta ngrohim në mikrovalë. Por mjekët theksojnë që mikrovala të përdoret sa më pak të jetë e mundur, sepse rrezatimi është i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Studimet tregojnë që mikrovalët shkaktojnë:pagjumësi, difekte në lindje, dobësim të sistemit imunitar, ulje të rezistencës ndaj infeksioneve, rritje të kolesterolit, probleme tek një grua që ushqen fëmijën me gji, humbje të vlerave ushqyese, kancer për shkak të rrezatimit etj.

Valët e tyre, rrezatimet, janë të njëjta me ato që përdoren tek skanerat. Ndaj përdoreni sa më pak, qëndrojini larg kur vendosni ushqimin dhe kujdesuni që të mos i ngrohni këto ushqime:

Patatet

Mishin e pulës

Orizin

Kërpudhat

Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrnë

Qumshtin e gjirit.

Disa prej tyre kur ftohen në temperaturën e dhomës mund të marrin disa baktere, që shumohen në mënyrë të frikshme pasi ushqimi ngrohet. Madje mund të shkaktojnë edhe helmim.

Ekspertët sugjerojnë që t’i ngrohni ushqimet me një enë xhami ose porcelani, për të shmangur toksinat kancergjene që lëshohen nga enët plastike.


Shtuar 8.02.2022 15:42