Dy arsyet pse rritet kolesteroli, mjekja e njohur: Ushqimet që ndikojnë menjëherë në uljen e tij

Hiperkolesterolemia (kolesteroli i lartë) është pra pikërisht ajo gjendje e cila i referohet shifrave të rritura të nivelit të kolesterolit në gjak dhe mund të vijë për dy arsye:

1-Sipasojë e ushqyerjes jo të shëndetshme

2-Për shkak të çrregullimeve gjenetike.

Kolesteroli i rritur në gjak shoqërohet gjithashtu edhe me elementë të detajuar të kolesterolit, që janë liopoproteinat, të cilat ne i ndajmë thjesht në kolesterolin e mirë/ lipoproteinat me densitet të lartë apo HDL që quhet kolesteroli i mirë apo kolesteroli mbrojtës, dhe kolesteroli i lipoproteinave me densitet të ulët apo LDL, që quhen kolesteroli i keq dhe që është përgjegjës për aterosk lerozën apo sëmundjen e artereve në përgjithësi.

Cilat janë ushqimet që ndikojnë në rritjen e kolesterolit?
Gjithnjë thuhet që yndyrnat shtazorë janë kontribuues të rëndësishëm për rritjen e vlerave të kolesterolit në gj ak dhe këtu futen: mishi i kuq (kontribuuesi më i rëndësishëm), produktet e qumështit (djathi, gjalpi), bulmetrat në përgjithësi kontribuojnë në rritjen e kolesterolit në gj ak. Ndërkohë që proteina që vjen nga peshku apo mishi i bardhë, janë më të tolerueshëm.

Po ushqimet që ndikojnë në uljen e tij?
Janë mjaft ndihmëse ato ushqime që ne i quajmë antioksidues shumë të mirë. Tek yndyrnat përderisa ka yndyrna të cilat janë të domozdoshme për organizmin, ne preferojmë apo zgjedhim për shembull në gatim vajin e ullirit i cili është një ndër yndyrnat më të shëndetshme, pra që asi mi lohet mirë në organizëm.

Janë të këshilluara të gjitha llojet e perimeve, zarzavateve, ushqimet e pasura me fibra, frutat e thata, sigurisht të gjitha të konsumuara në një masë të shëndetshme.

Trajtimi?
Së pari është shumë e rëndësishme të dimë se cila është arsyeja e rritjes së kolesterolit, ndaj në një individ që konstatojmë vlera të rritura të kolesterolit në gjak, së pari vlerësojmë arsyen.

Përpiqemi të gjejmë nëse kjo është për pasojë të një jetese apo ushqyerje jo të shëndetshme , dhe nëse rezulton kështu, sigurisht që këshilla fillon me ushqyerjen e shëndetshme, me rritjen e aktiviteti fizik, por nëse kemi të dhëna që kjo dislipidemi është për arsye të çrregullimeve gjenetike, atëherë përpos jetës së shëndetshme mjekimi është i domosdoshëm.

Sigurisht edhe kur hiperkolesterolemia apo rritja e kolesterolit në gj ak nuk është për arsye gjenetike, shpesh përveç dietës së shëndetshme këshillohet edhe mjekimi. Statinat janë ulësit kryesor të kolesterolit në gj ak. Ka disa lloje medikamentesh brenda grupit të statinave dhe sigurisht këtu është mjeku që zgjedh do zën, kohëzgjatjen dhe mënyrën e ndjekjes.
(Kolesteroli i lartë, rreziku dhe lidhjet me sëmundjet e tjera.)

Të reja të fundit për sa i përket trajtimit?
Në trajtimin e kolesterolit në gjak, brenda grupit të statinave apo ulëseve të yndyrnave në gj ak, gjithnjë ka patur preparate të reja të cilat përpos faktit që ulin kolesterolin në gj ak, presupozohet që të rejat të jenë të tilla që të minimizohen sa më shumë efektet anësore. Pra risitë janë formulat e reja brenda grupit të statinave apo ulëseve të yndyrnave në gj ak.

Si mund të parandalohet?
Veçanërisht në personat e predispozuar, pra ata që kanë këto çrregullimet gjenetike apo sëm. undje në moshë të re, të arterieve koronare apo arterieve në përgjithësi, padyshim që vlerësimi fillon në moshë sa më të re dhe sigurisht janë individë që këshillohen më në detaje për sa i përket faktorëve të rriskut në përgjithësi.

Pra jetes e shëndetshme, rritja e aktiviteti fizik, ulja e konsumit të alkoolit, ndërprerja e duhanprirjes janë këshillat e zakonshme./Mjeke kardiologe, Anila Rexha