Nëse besoni te shenjat e Horoskopit dhe sa ndikojnë ato në vendimet tona, atëherë hulumtimi i mëposhtëm do të jetë mjaft interesant. Departamenti i Shëndetësisë në Utaj, pretendon se ka një ndryshim në normat e vaksinimit që mund të bazohet në shenjën tonë të Zodiakut.
Studiuesit arritën në përfundimin kur analizuan të dhënat e 1.2 milionë banorëve dhe panë se cilët përfaqësues të shenjës së zodiakut janë vaksinuar më shumë. Shenjat më të vaksinuara janë Luani me 70%, i ndjekur nga Ujori me 67% dhe Dashi me 59%. Në vendet e fundit janë Virgjëresha dhe Akrepi, me përkatësisht 50% dhe 46%.
Now that Mercury is not in retrograde, we’re just going to leave this here…
(and yes, this is based on data) pic.twitter.com/fOxBHaDPvY
— Salt Lake Health (@SaltLakeHealth) October 19, 2021
Luani – 70%
Ujori – 67%
Dashi – 59%
Shigjetari – 59%
Gaforrja- 59%
Demi – 56%
Binjakët – 55%
Peshorja – 54%
Peshqit – 51%
Bricjapi – 51%
Virgjëresha – 50%
Akrepi – 46%
/albeu.com