Çfarë të hani në mëngjes nëse doni të humbni peshë!

Nëse doni të humbni peshë dhe të qëndroni në formë, shtoni ushqimet e mëposhtme në dietën tuaj për rezultate të shpejta.

Tërshëra

Tërshëra është plot me fibra dhe ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur, kështu që nuk konsumoni kalori të panevojshme. Studimet kanë treguar gjithashtu se ngrënia e një mëngjesi karbohidrate “me lëshim të ngadaltë”, të tilla si bollgur ose drithëra me krunde,  tre orë para stërvitjes mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë yndyrë.

Mjedrat

Një filxhan mjedër përmban 8 gram fibra. Hulumtimet e fundit në Journal of Nutrition sugjerojnë të hani më shumë fibra si një mënyrë efektive për të parandaluar shtimin në peshë apo edhe për të arritur humbje të konsiderueshme në peshë.

Kosi

Proteina e përmbajtur në kos mund t’ju japë një përfitim shtesë nëse doni të humbni peshë. Ju bën të ndiheni të ngopur dhe kërkon më shumë kohë për të përfunduar tretjen e karbohidrateve të thjeshta.

Gjalp kikiriku

Arrat janë ndër pesë ushqimet kryesore që promovojnë humbjen e peshës, sipas hulumtimit nga Universiteti i Harvardit. Kjo ndoshta është për faktin se gjalpi i kikirikut dhe arrat në përgjithësi sigurojnë një dozë të mirë të yndyrave të shëndetshme, fibrave dhe proteinave – të gjitha lëndët ushqyese. Dy lugë gjalpë kikiriku kanë pak më pak se 200 kalori, 7 gram proteina dhe 2 gram fibra, dhe do t’ju ​​ofrojnë një mëngjes të plotë dhe të kënaqshëm./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 08:24