Çfarë të bësh që t’i vuash sa më pak pasojat e dehjes të nesërmen?

Nëse po e lexon këtë, ose ke pirë aq shumë saqë po betohesh të mos pish më, ose je duke kërkuar zgjidhje për të ardhmen.

Për të qenë e sigurt se nuk do vuash nga pija të nesërmen e mira është të mos pish fare ose të pish pak. Mjekët thonë se mesatarisht për një vajzë/grua, tre pije janë mjaftueshëm që të mbyllë natën. E mira është që pijet të mos përzihen dhe secila gotë të pihet çdo një orë. mjekët thonë se veshkës i duhet 1 orë për të procesuar një pije dhe nëse pi më shumë më shpejt, gjasat janë që trupi të konfuzohet ndjeshëm.

Megjithatë, jo çdo fizik funksionon njësoj. Por ka disa gjëra që mund të bësh për t’i çuar në minimum gjasat për gjendje të keqe pas pijes.

Ç’të bësh që t’i vuash sa më pak pasojat

Si fillim duhet të hash një vakt të plotë dhe të mirë para se të nisësh mbrëmjen.

Kur të nisësh me pijet, mbaj ujë afër dhe pi sa më shumë.

Numëro sa pije ke konsumuar.

Pi birrë, verë ose kokteje, por mos porosit shotsa.

Mos pi cigare bashkë me alkoolin.

Laji duart vazhdimisht dhe mirë për të shmangur marrjen e ndonjë virusi. Nëse sëmuresh, reaksioni do jetë më i keq.

Kërce sa më shumë që trupi të nxisë largimin e alkoolit mes djersës.


Shtuar 28.01.2024 23:56