Çfarë është “tortura e bardhë”?

Torturat psikologjike, edhe pse nuk lejohen me ligj, vazhdojnë të ushtrohen në disa burgje të botës edhe sot e kësaj dite.

Zakonisht, torturat janë përdorur në situata lufte, për të marrë informacion mbi armikun. I torturuari lihej pa dritë, pa kontakt njerëzor ose nuk i jepej një moment pushim.

CIA është një nga agjencitë që i ka përdorur të tilla tortura. Ekspertët kanë bërë madje studime se sa volt mund të durojë trupi i njeriut para se të vdesë ose sa kohë i duhej një të burgosuri që të çmendet në izolim ekstrem.

Gjithsesi, një nga format më të spikatura të torturës është “tortura e bardhë”, që konsistonte në privimin e të burgosurit nga kontakti me njerëz dhe ndalimi që të pushojë ose flejë gjatë disa ditëve.

Një torturë e tillë është përdorur deri vonë, në burgun e Guantanamos, në Kubë.


Shtuar 18.07.2023 22:39