Ju ka ndodhur ndonjëherë që pasi të konsumoni një vakt, të ndiheni të këputur dhe keni dëshirë për të fjetur. Jemi të bindur që po dhe nuk jeni të vetmit.
“Si një dietologe, kam dëgjuar njerëz që e thonë këtë shpesh gjatë karrierës sime, kështu që mendoj se është mjaft e zakonshme që njerëzit të kenë përgjigje,” tha Julie Stefanski, një zëdhënëse për Akademinë e të ushqyerit dhe dietologjisë
Ndjenja e lodhjes pas drekës, ose pas vakteve në përgjithësi, njihet si përgjumje pas ngrënies – ose, në gjuhën shkencore, koma ushqimore.
Kur bëhet fjalë për arsyen pse ndiheni tepër të lodhur pasi keni ngrënë, një shkak është konsumimi i vakteve që janë të rënda për sa i përket sasisë ose cilësisë.
Disa njerëz vijojnë të konsumojnë ushqim edhe pasi janë ngopur, apo mos konsumimi i të gjitha vakteve ndikon që njerëzit të hanë më shumë se sa duhet në sasi.
Nga ana tjetër, përbërja e disa ushqimeve mund të kontribuojë në lodhje. Yndyrnat janë lëndët ushqyese më të vështira për t’u tretur, sepse molekulat e tyre janë shumë më të mëdha se ato të proteinave ose karbohidrateve. Nëse keni ngrënë një vakt të pasur me yndyrë – të tilla si ushqime të skuqura ose pica – kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur. Vaktet e pasura me sheqer të shtuar, me karbohidrate të rafinuara ose shumë të përpunuara mund të kenë të njëjtin efekt për shkak të mënyrës se si trupi i tret këto artikuj.
Ashtu si ushqimet me shumë sheqer, pijet me sheqer gjithashtu mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur.