Buzëkuqi më i vjetër në botë zbulohet në Iran, besohet se daton prej 3,700 vjetësh

Një ngjyrues buzësh në të kuqe të ndezur është zbuluar në një flakon të vogël ornamental në Iran që besohet se është shembulli më i lashtë i objektit pasi daton rreth 3,700 vjet më parë.

I kuqi i buzëve është nxjerrë pas gërmimeve në rajonin Jiroft në juglindje të Iranit në vitin 2001, por studime të fundit me teknologjinë e radiokarbonit tregon se mund të ketë ardhur prej vitit 1600 p.e.s.

Studimi publikuar në revistën ‘Scientific Reports’ thotë: “Studimi i objektit konfirmon qëllimin e tij kozmetik për ngjyrimin e buzëve dhe është rasti më i hershëm i analizuar deri tani”, thuhej në studim teksa shtohej se përbërësit mineralë të substancës së të kuqit të buzëve ishte hematit, një mineral që bëhet i kuq me procesin e oksidimit, ndërsa ishte shumë i ngjashëm me buzëkuqët që përdoren sot.

Mbetjet arkeologjike u zbuluan fillimisht në lumin Halil (provinca Kerman juglindje e Iranit) ku gjenden rrënojat e disa varrezave të shekullit të 3-të p.e.s.

Objekte të tjera artistike prej guri i bakri janë zbuluar në rajon që shfaqen tashmë në muzeumet publike të Kerman e Teheran. Megjithëse prejardhja e saktë e objekteve mbetet e paditur stilet e tyre tregojnë për epokën e hershme të Bronzit dhe rrjedhimisht civilizimin e lashtë Marhasi, shkruan rrjeti The Mirror.


Shtuar 4.03.2024 16:24