Bëni kujdes, këto ushqime ju dëmtojnë veshkat

Pasi ta lexoni këtë, do të mendoni dy herë përpara se ta hani këtë ushqim herën tjetër

Hulumtimet kanë treguar se shumica e njerëzve pëlqejnë ta nisin ditën me një sandviç dhe është pothuajse gjithmonë një pjesë integrale e këtij vakti në mëngjes edhe proshuta.

Shumica nuk janë as të vetëdijshëm se sa e keqe është për shëndetin e tyre. Ekspertët na këshillojnë të bëjmë kujdes me këtë ushqim.

Fillimisht duhet theksuar se proshuta përmban edhe disa lëndë ushqyese të mira, por shkakton edhe një “efekt anësor”, mbajtjen e ujit në organizëm.

Për të pasur një shije të mirë, këtij ushqimi i shtohet sasi më e madhe e kripës dhe, sipas të dhënave të paraqitura nga Ministria Amerikane e Bujqësisë, 85 gramë proshutë të tymosur përmbajnë deri në 830 miligramë natrium.

Pikërisht për këtë, konsumimi i shpeshtë i proshutës çon në mbajtjen e ujit në trup, ënjtje të kyçeve, këmbëve dhe duarve.

Pasojat negative nuk mbarojnë me kaq. Marrja e lartë e kripës mund të përkeqësojë mbajtjen e ujit tek ata me presion të lartë të gjakut, duke rritur kështu presionin në enët e gjakut dhe duke rritur rrezikun e sulmit në zemër ose goditje në tru. Gjithashtu, mund të përshpejtojë humbjen e kalciumit nga kockat, gjë që pas një periudhe të gjatë mund të çojë në probleme serioze me kockat.

Përveç kësaj, një sasi e madhe e kripës ka një efekt të drejtpërdrejtë negativ në veshkat dhe mëlçinë.

Këshilla e nutricionistëve është të hani proshutë, por me masë. Gjithashtu, do të ishte mirë të pini një sasi të madhe uji pas një vakti.


Shtuar 1.02.2023 22:12