“Bebi mund të lind para kohe”, mjekja tregon si ndikon Covid-19 gjatë shtatzënisë

Pandemia Covid-19 ka ndikuar në shumë aspekte të jetës, por parësor mbetet ai shëndetësor.

Doktoresha, Kristina Kosta ka folur sot për infektimin me Koronavirus të grave shtatzënë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se Covid-19 ndikon në këtë periudhë të rëndësishme sit e nëna dhe te foshnja në barkun e saj.

Sipas Kostës, nëse gjendja e nënës rëndohet për shkak të Koronavirusit, atëherë ka mundësi që bebi të lind para kohe.

“Covid-19 duam, s’duam është në jetën tonë prej dy vitesh. Gratë shtatzëna kanë të njëjtin rrisk për t’u infektuar nga Covid-19, ashtu edhe si gratë jo shtatzëna. Por është vënë re që tek gratë shtatzëna që infektohen se 2/3 e kalojnë fare pa simptoma. Ajo pjesë që do japi simptoma, zakonisht e kalon me simptoma të lehta me një temperaturë si grip sezonal dhe për fat të mirë një përqindje shumë e vogël mund të shfaqi simptoma të rënduara, të cilat sidomos kur prekin gratë e tre mujorit të tretë që ka rrezikshmërinë më të lartë, mund të çojnë deri në hospitalizimin në reaminacion në njësinë e terapisë intensive. Kjo është përsa i përket nënës dhe që e rëndon gjendjen e saj. Gjithashtu, për bebet e sapolindura çon në premturitet. Mund të duhet bebi të lind parakohe për shkak të gjendjes së nënës. Ky është impakti i Covid te gratë shtatzëna”, u shpreh ndër të tjera doktoresha.


Shtuar 23.02.2022 10:15