A e dini për çfarë shërbejnë kopsat e vogla metalike tek xhinset?

Xhinset i veshin të gjithë dhe janë padyshim një nga veshjet më të përdorura në botë, por shumë pak e dinë që ato janë dizenjuar si fillim për punëtorët e ndërtimit dhe minatorët.

Arsyeja pse u prodhuan në masë për ta, ishte fakti që materiali i xhinseve është shumë rezistent ndaj kushteve të vështira të punës. Më vonë në 1950-ën ka qenë një nga aktoret më të famshme të asaj kohe ajo që i veshi e para dhe përdorimi i kësaj veshjeje mori menjëherë popullaritet.

Sot xhinset vijnë në dizajnë dhe ngjyra të ndryshme, por diçka që e kanë të përbashkët shumica prej tyre është fakti që kanë kopsa metalike tek pjesa e xhepave. E dini pse ekzistojnë ato?

Sipas ‘Times of India’ fakti që janë prodhuar fillimisht për punëtorët justifikon dizenjimin me kopsat në fjalë. Për shkak të punës së rëndë, pantallonat e punëtorëve prisheshin në cepat e xhepave, ndaj për të shmangur këtë problem u vendosën kopsat metalike. Që prej asaj kohe xhinset nuk qenë më të njëjtat.


Shtuar 24.05.2022 15:56