Holandezët “zaptojnë” baret e Tiranës, tavolinat plot me birra

Teksa ditën e djeshme, në Tiranë mbërritën një numër i vogël i tifozës nga Holanda, sot numri është shtuar ndjeshëm dhe prezenca e tyre po ndjehet akoma më shumë.

Teksa presin finalen e madhe e cila do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania”, shumë prej tyre kanë zgjedhur pedonalen për të kaluar kohën, ku janë ulur për të konsumuar birra.

Gjatë ditës së sotme gjithashtu është raportuar edhe për incidentet e para të tifozerive./albeu.com


Shtuar 24.05.2022 15:59