A do të shënojë Omicron fundin e pandemisë?

Pas zbulimit të variantit Omicron në Afrikën e Jugut, bota u frikësua për më të keqen. Megjithatë, dy muaj më vonë, “Omicron”  dominon në pjesën më të madhe të botës dhe historia ka ndryshuar për disa, sipas një raporti mbi prevalencën e mutaconit.

Sipas Simon Williams, një studiues në universitetin Swansea, duhet të jemi më pak të shqetësuar për Omicron në krahasim me variantet e tjera. Fakti që Omicron është më i butë, por aftësia që ka ky variant për tu përhapur më lehtë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e rasteve në të gjithë botën.

Kjo ka bërë madje që disa persona të kërkojnë të infektohen qëllimisht për ti dhënë në këtë mënyrë fund pandemisë, por sipas shkencëtarëve është totalisht e gabuar. Megjithatë, disa anëtarë të komunitetit shkencor janë optimistë se ky mutacion i fundit mund të sinjalizojë gjithashtu fundin e pandemisë, duke i siguruar imunitet pjesës më të madhe të botës.

Ne presim një fazë endemike, ku koronavirusi do të krahasohet me sëmundjet sezonale si ftohja e zakonshme apo gripi.

Sipas ekspertëve, Covid-19 ka evoluar në mënyrë të paparashikueshme. Ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë pengesa gjatë rrugës, meqenëse Omicron ishte i papritur, varianti tjetër mund të përbëj një rrezik më serioz për shëndetin publik dhe të vonojë fundin e pandemisë.

Dhe shumë vende, veçanërisht ato me shkallë të ulët vaksinimi, mund të përballen sërish me presion të lartë në spitalet e tyre me valën aktuale të pandemisë. Megjithatë, në vendet perëndimore ekziston një nevojë urgjente për tu rikthyer sa më shpejt në normalitet dhe udhëheqësit po përballen me dilema shumë të mëdha: marrjen e hapave për të mbrojtur shëndetin publik ose marrjen e rreziqeve për të rigjallëruar ekonomitë.

Në këtë aspekt, për herë të parë që nga identifikimi i rastit të parë me Covid-19, që ndryshoi botën, disa epidemiologë dhe drejtues janë të gatshëm të konsiderojnë se virusi me të vërtetë ka të ngjarë të bëhet endemik.

Pyetja me të cilën do të përballen shkencëtarët dhe e gjithë shoqëria në vitin 2022 është se kur Covid-19 do të kalojë në një fazë endemike.

Një sëmundje endemike është vazhdimisht e pranishme në komunitet, por nuk prek një numër jashtëzakonisht të lartë njerëzish dhe  nuk dëmton as shoqërinë as ekonominë, siç ndodh zakonisht me një pandemi.

Ekspertët nuk presin që Covid të zhduket plotësisht nga jeta jonë. Në vend të kësaj, Covid do të arrijë një fazë të ngjashme me shumë sëmundje të tjera, ku “shumica e njerëzve do të infektohen dhe do të zhvillojnë imunitet,” sipas Mark Woolhaus. autor i një libri mbi fazat e hershme të pandemisë dhe profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Edinburgut.

“Jemi duke shkuar drejt kësaj situate”, tha ai, duke shtuar: “Omicron është një tjetër dozë e virusit.

Rreziku për t’u shtruar në spital për shkak të variantit Omicron është reduktuar me një të tretën në krahasim me Delta, sipas studiuesve në Imperial College London. Më shumë se gjysma e popullsisë në botë është infektuar ose vaksinuar. Rregullat e lojës kanë ndryshuar në lidhje me mënyrën se si ne përballemi me virusin, tha M. Goulhaus.

Të krahasosh situatën aktuale me pandemitë e mëparshme nuk është shkencërisht e saktë. Në të kaluarën janë raportuar raste kur viruset pritej të bëheshin një kërcënim serioz dhe në fund u zhdukën.

“Ka katër koronavirusë të tjerë që janë bërë endemikë,” tha David Hayman. “Njerëzit e riinterpretuan ‘gripin rus’ në fund të shekullit të 19-të si një ftohje të zakonshme, tha Woolhaus, duke iu referuar shpërthimit të viteve 1889-90, i cili shkaktoi një milion viktima por që në fund u shndërrua në një ftohje të zakonshme.

Mutacioni i radhës

Ekspertët kanë dakord që Omicron është drejt kësaj faze. Se sa shpejt arrijmë atje nuk varet nga ekzekutivi aktual, por nga ajo që vijon. Është shumë herët për të kuptuar nëse Omicron do të shënojë fundin e pandemisë, tha të hënën këshilltari shkencor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci. “Kjo pyetje mbetet pa përgjigje”, tha ai gjatë një eventi virtual.

“Ne shpresojmë dhe urojmë, por për momentin nuk kemi asnjë garanci se diçka e tillë do të ndodhë”. Ai shtoi gjithashtu se njerëzit janë “me fat” që Omicron nuk kishte më shumë të përbashkëta me Delta.

Pavarësisht shenjave pozitive, “nuk është e sigurt që nuk do të shfaqet një variant i ri”, thekson Gulhaus.

Varianti i radhës do të zhvendosë Omicron, por më e rëndësishmja,  do të përpiqet ti shpëtojë imunitetit natyror, si dhe imunitetit përmes vaksinimit.

Nga pikëpamja epidemiologjike, Omicron ka krijuar terren për optimizëm, por  gjithçka varet nga mënyra se si do të evuluojë ky variant. Megjithatë, pandemitë nuk nxiten vetëm nga të papriturat e një virusi. Ata janë gjithashtu të shtyrë nga sjellja njerëzore dhe veprimet politike.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili ka udhëhequr një nga programet më efektive të vaksinimit në Perëndim, tha në fillim të këtij muaji se ishte koha për të “vlerësuar evolucionin e Covid nga një pandemi në një sëmundje endemike”. Ministri i Shëndetësisë tha se këtë qëndrim ua ka shprehur edhe liderëve të tjerë të Bashkimit Europian.

Nga ana e tij, ministri britanik i Arsimit Nadim Zahawi, i cili gjithashtu drejtoi së fundmi fushatën e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, tha në një intervistë radiofonike se vendi dëshironte “t’i tregonte botës kalimin nga faza pandemike në atë endemike”.

Vendime të ngjashme janë marrë edhe nga vende si Danimarka, ku masat kufizuese u hoqën dhe më pas u riforcuan vitin e kaluar.

“Këto qeveri, të cilat kishin arritur një nivel të lartë imuniteti përmes privilegjit të vaksinimeve ose barrës së sëmundjes, tani kanë një gamë më të gjerë opsionesh sesa në fillim të vitit 2021,” tha Thomas Hale, një profesor në Oksford dhe një zyrtar i lartë i task-forcës së qeverisë britanike.

Prandaj, shumë vende kanë filluar të veprojnë sikur koronavirusi është kthyer  tashmë në endemik. Britania i “rezistoi” kufizimeve të reja pavarësisht shifrave rekord të të infektuarve gjatë javëve të fundit, dhe pavarësisht rritjes së numrit të viktimave  dhe shtrimeve në spital, sistemi i saj shëndetësor duket se i ka mbijetuar pikut  për shkak të “Omicron”.

Shembuj të tillë mund t’i shtyjnë vendet të heqin kufizimet ndaj koronavirusit dhe, siç sugjeroi kryeministri britanik Boris Johnson disa ditë më parë, të “përzënë” Omicron. Gjithashtu Franca tha se do të lehtësonte masat të enjten. Duke filluar nga data 2 shkurt, maska nuk do të jetë më e detyrueshme, gjithashtu puna në distancë nuk do të jetë me e detyrueshme, por sipas njoftimit të qeverisë do të jetë në dorën e kompanive dhe punonjësve të vendosin nëse do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia dhe në çfarë mase.

Shumë ekspertë vazhdojnë të inkurajojnë zbatimin e kufizimeve për të reduktuar përhapjen e virusit, të paktën për sa kohë që vala Omicron është në kulmin e saj. Megjithatë, Williams vëren se qytetarët po distancohen gjithnjë e më shumë nga kjo pikëpamje.

“Mënyra në të cilën Omicron është portretizuar nga disa media, madje edhe indirekt nga disa politikanë, të cilët kanë deklaruar se ‘ne duhet të mësojmë të jetojmë me virusin’,  ka bindur qytetarët se Omicron nuk është aq i rrrezikshëm sa variantet e mëparshme.

Por një nga problemet është fushata e vaksinimit. Në shumë vende të varfra të botës, veçanërisht në Europën Lindore, Azinë Qendrore dhe në disa zona të Afrikës, mungojnë vaksinat, duke kontribuar kështu në përhapjen e mëtejshme të Omicron.

“Sistemet shëndetësore në mbarë botën duhet të jenë të vetëdijshme për rreziqet e Covid-it, edhe nëse së shpejti do të bëhet endemik si një ftohje sezonale”, tha Gulhaus. Që në fillim ne e dinim se duhej të mësonin të jetonim me Covid sepse ai nuk do të largohej kurrë.

Ne kemi qenë në dijeni që nga shkurti i vitit 2020, por ajo që nuk dinim dhe ende nuk dimë është si do të përfundojë e gjithë kjo./abcnews.al


Shtuar 23.01.2022 15:39