Si të qëndrojmë ngrohtë këto ditë të acarta pa rënduar në buxhetin tonë, i cili për shumë familje shqiptare është i planifikuar që në fillim të muajit?
Nëse gjate ditës dielli mund të na ngrohte paksa, në mbrëmje e kuptojmë se ka ardhur i ftohti. Të gjithëve na shkon mendja për një supë apo për një çokollatë të nxehtë. Mos ka ardhur koha të ndezim edhe një ngrohës? Për të gjithë ata që duan të kursejnë, ja disa këshilla.
1. Mbrojini këmbët dhe kokën
Vishni çorape të trasha dhe vendosni kapelë.
2. Shmangni veshjet sintetike
Ato do ju djersitin dhe do e keni ftohtë sapo të dilni jashtë.
3. Konsumoni produkte kalorike
Proteinat dhe produktet që përmbajnë niseshte e ndihmojnë trupin të prodhojë ngrohtësi.
4. Preferoni pijet e nxehta
Çaj, kafe, supë apo çokollatë, kënaqeni veten dhe qëndroni ngrohtë.
5. Natën, shishja me ujë është mikesha më e mirë
Uji i ngrohtë do ju ngrohë dhe do ju mundësoje një gjumë të mirë.
6. Përfitoni nga dielli
Kur bën kohe e mire dhe kur dielli ndriçon, përfitoni për të hapur grilat dhe perdet.
7. Mbrojini dritaret
Kur koha është e keqe mirë është të vendosni një palë perde të trasha.
8. Mbyllini dyert
Kjo do ju ruajë një ambient të ngrohtë.
9. Tapeti është jeta
Jo vetëm nëpër dhoma, por edhe në tualet duhet të vendosni copa të përshtatshme tapeti që këmbët tuaja të jenë sa më të ngrohta.
Përveç të tjerat tapeti ngroh edhe gjithë ambientin.