6 superfuqitë e ujit me limon dhe impakti në organizëm

Limoni njihet për vetitë e tij terapeutike dhe shumë njerëz e kanë kthyer në zakon të shëndetshëm, pirjen e një gote ujë me lëngun e një limoni të shtrydhur çdo ditë.

I pasur me acide organike, të tilla si acid citrik, limoni stimulon jargëzimin dhe zhduk etjen. Ky agrum ofron shumë veti të tjera terapeutike, duke qenë shumë i pasur me lëndë ushqyese.

Pirja e një gote uji me lëng limoni çdo mëngjes ofron dhjetëra veti terapeutike dhe më poshtë po rendisim 6 më të rëndësishmet.

1-Shija e limonit është acide, por ndihmon në rritjen e sekretimit të acideve në urinë, kështu që efekti i tij në gjak dhe trup alkalizon dhe detoksifikon.

2-Një gotë ujë me gjysmë limoni ka rreth 2 kilokalori, dhe përmban 10 mg kalium, 4 mg vitaminë C dhe 0.5 gramë fibra. Kjo përmbajtje përmirëson qarkullimin e gjakut.

3-Uji me limon është një ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe faringitin. Ky rol i dobishëm vjen për shkak të pasurisë së vitaminës C që në masë tek limoni.

4-Vajrat aromatikë të limonit dhe fitonutrientët si flavanonët shumëfishojnë aftësinë stimuluese të vitaminës C.

5-Falë përmbajtjes së citratit, lëngu i limonit parandalon shfaqjen e gurëve në veshka.

6-Uji dhe limoni ndihmojnë në rritjen e mbrojtjes duke rritur numrin e qelizave të bardha të gjakut, qeliza të afta për të eliminuar viruset dhe bakteret.

Përgatitja e ujit me limon është shumë e thjeshtë. Vendosni lëngun e sapo shtrydhur të gjysmë limoni (ose një limoni të tërë) në një gotë, pastaj hidhni pak ujë të vakët. Mos shtoni ëmbëlsues. Këtë pije konsumojeni me stomakun bosh, para se të hani mëngjes.


Shtuar 21.02.2022 19:08