Nëse ka njerëz të shenjave të horoskopit që stresohen më shumë, ata janë:
1. Gaforrja
Të lindurit e shenjës së Gaforres kanë gjithmonë frikë se mund t’u ndodhë diçka e keqe, si rrjedhojë pushtohen lehtësisht nga ndjenjat e ankthit dhe stresit.
2. Akrepi
Akrepët janë më skeptikët e zodiakut. Ata janë shumë kërkues me veten dhe për këtë arsye nuk duan të zhgënjejnë kurrë pritshmëritë që krijojnë tek të tjerët. Por, pesha e presionit në gjithë këtë kakofoni skepticizmi e nevoja për përsosmëri godet rëndë gjendjen e tyre emocionale.
3. Bricjapi
Edhe pse Bricjapi është një ndër shenjat më të organizuara të zodiakut, i cili nuk e humbet kurrë kontrollin dhe ka gjithmonë një plan rezervë për të përballuar çdo ndryshim të së tashme dhe të ardhmes, duket se lufta e tij për të mos rënë pre e stresit është e kotë.