​Katër pijet më të këqija për kolesterol

Nëse jeni duke luftuar me kolesterolin e lartë, duhet të shmangni pije të caktuara.

Alkooli

Nëse jeni në rrezik për kolesterol të lartë, mund të dëshironi të anashkaloni alkoolin.

“Alkooli mund të rrisë nivelet e kolesterolit sepse stimulon mëlçinë të prodhojë më shumë”, tha dietologu Ronlad Smith.

Sipas CDC, vetëm dy pije alkoolike në ditë mund të rrisin nivelet totale të kolesterolit deri në 20%.

Lëngjet e frutave

Lëngjet natyrale të frutave mund të jenë një shtesë e shëndetshme diete, veçanërisht nëse përmbajnë shumë antioksidues. Por kur bëhet fjalë për lëngjet e frutave me sheqer të shtuar, ato mund të rrisin rrezikun e kolesterolit të lartë.

Pijet e gazuara

Edhe pse janë të shijshme, pijet e gazuara mund të jenë shumë të dëmshme për sa i përket niveleve të kolesterolit. Janë plot me sheqerna dhe fosfate që rrisin nivelin e kolesterolit, shkruan Eat This.


Shtuar 20.01.2022 11:44