Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza thotë se 256 palestinezë, përfshirë 20 fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit. 1788 persona të tjerë janë lënduar, njofton ministria.
Forcat Ajrore izraelite publikuan më herët pamjet e sulmeve të saj në ndërtesa të shumta në Rripin e Gazës ku thuhet se ndodhen objektivat ushtarake të Hamasit.
Informacioni nga Gaza ka qenë i pakët, por fotografitë dhe pamjet në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shumta, përfshirë vendet e adhurimit të kthyera në rrënoja.
Disa tregojnë banorët e Gazës që kërkojnë strehim në spitale.
Autoritetet izraelite thanë se kanë filluar të evakuojnë banorët./albeu.com