Shifra tronditëse nga konflikti Izrael-Palestinë, rreth 5 mijë të vrarë e mbi 17 mijë të plagosur

Ushtria izraelite thotë se ka goditur infrastrukturën të Hamasit në Gaza gjatë natës.

Këto përfshijnë, ndër të tjera, vendet e lëshimit të raketave antitank, boshtet e tunelit, infrastrukturat e inteligjencës, tha ushtria.

Ushtria shtoi se një numër luftëtarësh palestinezë që udhëhoqën inkursionin e 7 tetorit në Izrael u vranë, si dhe dhjetë anëtarë të tjerë të grupit të armatosur.

Al Jazeera nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Shifrat e të vrarëve që nga fillimi i konfliktit janë tronditëse.

Bëhet fjalë për 4950 të vrarë dhe mbi 17165 të plagosur në të dyja anët e konfliktit.

Shifrat që nga fillimi i konfliktit të fundit më 7 tetor.

Gaza
të vrarë: 3,478
të plagosur: 12,065

Bregu Perëndimor i pushtuar
Të vrarë: 69
të plagosur: 1300

Izraeli
të vrarë: 1403
të plagosur: 3800


Shtuar 19.10.2023 08:06