ZYRTARE/ Taulant Seferi firmos kontratë 3 vjeçare me Tiranën

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me Tiranën. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit.

Njoftimi:

Taulant Seferi nënshkruan me Tiranën!

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021/2022. Lojtari Taulant Seferi i huazuar në 6 mujorin e fundit të sezonit që lam pas nga skuadra zvicerane Young Boys tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim.


Shtuar 28.05.2021 15:55