Zyrtare, Mario Rui rinovon deri në 2026-ën me Napoli-n

Mario Rui do të jetë pjesë e Napolit edhe për tre sezone.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili shprehet: “Mario qëndron me ne deri në vitin 2026!”.

Mbrojtësi zgjat kështu qëndrimin e tij te napolitanët edhe me një vit shtesë, pasi në kontratën e mëparshme palët kishin firmosur deri në 2025-ën, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Napolit deri në 2026-ën.


Shtuar 14.08.2023 19:00