Zyrtare/ Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshjen në zyrën e Trump

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi i është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës rreth të arriturave 2018 të institucionit të cilin e drejton ai.

Ndër të tjera, ai ka folur rreth politikës së brendshme dhe asaj të jashtme.

“Presim nënshkrimin e marrëveshjes finale në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Donald Trump”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit, marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve do t’i sjellë njohje nga Serbiadhe anëtarësim në OKB.


Shtuar 27.12.2018 12:12