E pazakontë ajo që duket nga Google te Kisha e Laçit, a është mister apo gabim? (FOTO LAJM)

Nuk janë të pakta rastet ku në Google Maps mund të shohësh pamje të pazakontaskena krimi, skena komike dhe jo vetëm.

Por, nëse do të kërkoni “Kisha e Laçit” në këtë aplikacion, do të haseni me një çudi të madhe.

Siç duket ekspertët nuk janë treguar të kujdesshëm në bashkimin e pamjeve dhe në një stol, ku shihet e ulur një vajzë është fotografuar një pamje e çuditshme.

Pranë vajzës, shihet se është ulur një person, po për çudi i janë kapur vetëm këmbët.

Kjo pamje në fakt ka habitur pjesën më të madhe, pasi në shumicën e rasteve kemi parë skena të pazakonta, por të kapura komplet dhe jo një rast i tillë.

Po ju çfarë mendoni?


Shtuar 27.12.2018 12:17