Flamurtari ka bërë zyrtare vetëm pak minuta më parë afrimin e Fabian Beqjas në postin e drejtorit sportiv. Pas prezantimit të trajnerit Oltijon Kërnaja, klubi kuqezi po pëson ndryshime edhe në drejtimin e strategjisë së merkatos.
Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, klubi vlonjat shkruan: “Flamurtari Football Club i uron mirëseardhjen Drejtuesit të ri Sportiv të klubit, Fabian Beqja. I urojmë suksese dhe një rrugëtim të mbarë me ngjyrat kuqezi, në arritjen e objektivave të përbashkëta. Mirë se erdhe në familjen e Flamurtarit”.
Të lidhura
None found
Në karrierën e tij si futbollist, ish-mbrojtësi Fabian Beqja ka fituar gjithçka në elitën e futbollit shqipatr, duke triumfuar në Superiore, Kupë dhe Superkupë të Shqipërisë, pikërisht me Teutën.
Objektivi kryesor i Flamurtarit në edicionin e ri të Kategorisë së Parë mbetet rikthimi në Superiore, aty ku i ka “hije”.
