Kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev, pritet të takojë ditën e sotme kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri në detyrë, në një intervistë për TV 21, ku theksoi se takimi do të zhvillohet sot pasdite.
Ky takim vjen menjëherë pasi Zaev dorëzoi mandatin e liderit të LSDM-së tek Dimitar Kovaçevski, i cili do të jetë edhe mandatar për Qeverinë.
Janë paralajmëruar edhe ndryshime kuadrovike në Qeveri, pasi Alternativa tashmë ka nënshkruar marrëveshje për t’u bërë pjesë e Qeverisë, ndërkaq ndryshime janë paralajmëruar edhe në LSDM.
Tashmë dihet se AAA do të udhëheqë në dikasterin e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratë, ndërkaq BDI nga MShIA do të kalojë në Ministrinë e Bujqësisë, post i cili më parë i takonte Lëvizjes BESA.
Ky takim vjen edhe pasi vendi dështoi të hap negociatat me Bashkimin Evropian më 14 dhjetor./albeu.com/