Zonja e parë e Ukrainës: Fëmijët tanë kanë nevojë për arsim dhe siguri

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka bërë thirrje për arsimimin dhe sigurinë e fëmijëve në Ukrainë.

Ky reagim i saj erdhi pas disa pamjeve të shpërndara ku janë parë disa nxënës duke vallëzuar në strehimoret e sulmeve ajrore.

Ata kanë festuar diplomimin e tyre, e është traditë që zakonisht kur ata diplomojnë, vallëzojnë, shkruan Sky News.

“Nxënësit vitin e kaluar vallëzimin e diplomimit e bënë në rrënojat e shkollave, e tani në strehimore. Fëmijët tanë kanë nevojë për edukim dhe siguri. Dhe kjo do të ndodhë, sepse e vërteta është në anën tonë”, është shprehur ajo.


Shtuar 16.06.2023 12:26