Dy makina janë shkrumbuar nga zjarri në Paskuqan, Kamëz, Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se në një servish automjetesh ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur dy mjete.
Të lidhura
None found
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 02.11.2021, në Paskuqan, Kamëz, aksidentalisht ka rënë zjarr në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit E. B, dhe për pasojë janë djegur 2 mjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
