Zjarri përfshin një pus nafte në Patos, digjen ullishtet pranë (FOTO LAJM)

Një pus nafte është përfshirë nga flakët në qytetin e Patosit në Fier.

Sipas informacioneve bëhet me dije se flakët kanë rënë në zonën e quajtur ‘’Ofiçina e Vjetër’’ teksa zjarri po avancon duke djegur ullishte në zonën përreth.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Patosit teksa mësohet se pusi i naftës është nën administrimin e një kompanie private./ albeu.com


Shtuar 23.08.2021 14:37