Ra në korrent teksa luante me miqtë, familja sjell trupin e 9-vjeçarit në Shqipëri

Goditja elektrike është shkaku i vdekjes së 9-vjeçarit shqiptar në Greqi, i cili ndërroi jetën ditën e djeshme.

Kështu janë shprehur dhe ekspertët mjeko ligjor në Greqi që ekzaminuar trupin e të miturit pas tragjedisë.

Ekzaminuesja mjekësore e “Shërbimit të Mjekësisë Ligjore” të Patras, Angeliki Tsiola, e cila ekzaminoi 9-vjeçarin fatkeq, tha “se sipas autopsisë-nekropsisë, shkaku i vdekjes së 9-vjeçarit është elektrik tronditje “.

9-vjeçari po luante me shokët e tij, kur shkoi dhe u fsheh pas një hoteli aty pranë, aty ku gjendej një kondicioner me tela të hapura. Ky ka qënë pikërisht  momenti tragjik kur i mituri ka rënë në korrent duke humbur jetën.

Sipas “Prothothema”, familja ka vendosur që trupi i të birit të prehet në Mollas të Elbasani, një ceremoni që pritet të mbahet të martën.

Ekspertët  grekë që ekzaminuan vendin e aksidentit, zbuluan se vërtetë kishte një rrjedhje energjie në kondicionerin e hotelit pranë të cilit fëmija fatkeq po luante me miqtë e tij. /albeu.com/

 

 


Shtuar 23.08.2021 14:34