Zjarri në parkingun e pallatit në Tiranë, reagon policia: E moshuara asfiskohet nga tymi

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin që shpërtheu gjatë drekës në një makinë të parkuar në një garazh në një pallat në rrugën “Ndre Mjeda”, në Tiranë.

Mësohet se si pasojë e tymit është asfiksuar një e moshuar 73 vjeç.

Për fat të mirë e moshuara është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një garazh, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases A. B.
Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 26.03.2023 19:03