Zjarri në Majën e Rrunës vijon të jetë problematik, shuhen plotësisht vatrat në Dragobi dhe Cërrnicë

Komisioni i Mbrojtjes Civole dhe Emergjeëncave në Kukës ka njoftuar për situatën e zjarrëve në bashkinë Kukës, Tropojë dhe Has.

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës ,si dhe nga ajri me Helikopter.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 8 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës

Në bashkinë Tropojë:

Vatrat e zjarrit të rënë, një në zonë të mbrojtur fshati Dragobi Nj.Ad Margegaj dhe vatra e zjarrit në Cërrnicë Nj.Ad Llugaj janë shuar plotësisht.

Në bashkinë Has

Kemi një vatër zjarri aktive në zonë pyjore afër lagjes Ahmataj fshati Nikoliq Nj.Ad Golaj.

Për izolimin e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 10 punonjës të pyjores dhe 4 efektiv zjarrfikës të MZSH-së Has./albeu.com


Shtuar 18.08.2021 08:47