Komisioni i Mbrojtjes në Kukës përmes një deklaratë për mediat ka njoftuar për situatën e zjarreve.
Në bashkinë Kukës, situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës
Sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca zjarrfikëse, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.
Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morinë zonë e mbrojtur Mali Koritnikut Nj.Ad Tërthore bashkia Kukës ēshtë izoluar plotësisht.
Për të mbajtur nën monitorim këtë vatër zjarri janë angazhuar 3 punonjës të AZM Kukës.
Situata në bashkitë Tropojë dhe Has është e qetë./albeu.com