Zjarri në Komisariatin e Kamzës, ndërron jetë i ndaluari

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Kamëz, ku komisariati nr 5 i policisë u përfshi nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë nga zjarri janë lënduar dy të ndaluar dhe një polic. Fatkeqësisht një nga të ndaluarit ka ndërruar jetë.

Zjarri është shuar dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 26.03.2022 22:15