Zjarri në Fier/ Shkuan me makina private për të evakuuar banorët, digjen automjetet e dy efektivëve të policisë

Dy automjete personale të punonjësve të Policisë së Fierit, janë djegur plotësisht nga zjarri që përfshiu zonën e Vadhizës më 4 shtator. Për shkak të situatës së krijuar dhe nevojës për ndërhyrje të menjëhershme, disa punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariatit të Policisë Fier, u nisën drejt zonës së rrezikut me automjetet e tyre private.

Ndërsa po kryenin detyrat e tyre, përkatësisht veprime hetimore dhe evakuimin e banorëve të rrezikuar, flakët u përhapën në një territor të gjerë dhe me shpejtësi të madhe.

Të lidhura

None found

Si pasojë, u dogjën plotësisht dy automjete personale të efektivëve të Komisariatit të Policisë Fier.

Bëhet fjalë për automjetin e nënkomisarit A.V., i cili ishte angazhuar me veprimet hetimore, dhe atë të inspektorit A.R., i cili po merrej me evakuimin e banorëve nga zona e rrezikut.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit për zjarrin që nisi në fshatin Vadhizë, Njësia Administrative Qendër, Bashkia Fier, ju informojmë se, më datë 04.09.2026, duke konsideruar situatën emergjente të krijuar nga përhapja e zjarrit me shpejtësi, si dhe nevojën për evakuimin e shpejtë të banorëve që ishin në rrezik, disa prej punonjësve të Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si dhe të Komisariatit të Policisë Fier, janë nisur në drejtim të zonës së rrezikut me automjetet e tyre private.

Për shkak të dinamikës dhe përshkallëzimit të zjarrit në një kohë të shpejtë dhe në një territor shumë të gjerë, si pjesë e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, janë evidentuar edhe dy automjete personale të punonjësve të Komisariatit të Policisë Fier: nënkomisar A. V, i angazhuar me veprimet hetimore, si dhe inspektor A.R, i angazhuar me evakuimin e banorëve të rrezikuar.

Të dy automjetet e punonjësve të Policisë janë djegur plotësisht nga zjarri që përfshiu zonën ku këta të fundit po kryenin detyrat respektive.


Shtuar 6.09.2026 08:38

Tags: ,
sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispokerklasjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis