Range Roveri i djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në garazhin e një pallati në Astir, është bërë “shkrumb e hi” si pasojë e flakëve që përfshinë edhe 3 makina të tjera.
Kujtojmë që zjarrëvënia dyshohet të jetë e qëllimshme dhe makina është në pronësi të vëllait ndërtuesit të pallatit, Dritan Llanaj Llanaj.
Të dy vëllezërit, Dritan dhe Sino Llanaj janë emra të njohur për policinë pasi janë shoqëruar disa herë në komisariat.
Sino Llanaj, madje një vit më parë pas një sherri për një ndërtim në zonën e ish-parkut të Autobusëve, mbeti i plagosur, ndërkohë që konflikte ka edhe me disa banorë./albeu.com