Zjarri masiv përfshin disa zona në Greqi, digjet një banesë

Prej ditësh disa zona në Greqi janë përfshirë nga flakët. Situata paraqitet shqetësuese në Alepochori ku shtatë helikopterë po operojnë nga ajri për të  shuar flakët.

Gjithashtu një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme në Porto Germenos, ku sipas mediave është djegur edhe një banesë. Forcat zjarrfikëse ndodhen në gatishmëri , ndërsa erërat e forta kanë vështirësuar punën e autoriteteve.

Gjithashtu edhe personeli i Shërbimeve Zjarrfikëse të Atikës janë vendosur në gatishmëri të plotë për të vënë në kontroll situatën/albeu.com