Zjarri izolon 150 banorë, bllokohet një fshat i tërë në Greqi: Shpëtimi vetëm nga ajri

Zjarri në Greqi po kërcënon të paktën 150 banorë në fshatin Kladeos, duke i detyruar ata të izolohen.

Mediat greke shkruajnë se ky fshat ka dy dalje: një në Lala ku po digjet aktualisht dhe një tjetër në Mageira-Koskina në Olimpinë e Lashtë e cila gjithashtu po digjet.

Autoritetet janë nisur në vendin e ngjarjes, në mënyrë që të bëhet e mundur nxjerrja e banorëve të fshatit Kladeos me helikopter, nga ajri.

Olimpia e Lashtë, Deliza, Pefkes, Ano – Kato Louvro, Mouria, Linaria, Kammena, Villia, Helidoni, Miraka, Pelopio, Platanos, Kafkania, Heraklion, Heraklion, Heraklia Κλαδέο, janë vetëm disa prej vendev të Greqisë që po digjen.

 


Shtuar 5.08.2021 18:26