Një sipërfaqe e madhe toke është përfshirë nga flakët në zonën e Qafë Plloçës, në Pogradec.
Zjarri ka djegur sipërfaqe të mëdha toke që arrijnë deri në 5 dynymë pemë dhe shkurre, duke dëmtuar kështu Florën dhe Faunën në atë zonë.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit duke izoluar kështu flakët nga përhapja e mëtejshme.
Nëse zjarri do të kishte vijuar, mund të vinte në rrezik jetën e qytetarëve./albeu.com