Zjarr masiv në pyjet e Pogradecit, dëmtohen flora e fauna

3 vatra zjarri janë aktivizuar në pyjet dhe bimësinë e Pogradecit pranë kodrave të kalasë së qytetit.

Sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme dhe aktualisht zjarri ka përfshirë pisha dhe shkurre.

Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm./albeu.com


Shtuar 15.09.2021 15:27